

Aulona Musta është një nga personazhet e njohur shqiptar më aktiv në rrjetet sociale. E madje në këto ditë ku të gjithë janë izoluar në shtëpi, ajo herë pas here tregon se si po e kalon kohën.
Përmes postimeve në “Instagram”, Aulona tregon ushqimet që po gatuan gjatë këtyre ditëve, si e aktivizon të bijën.
Por sot ajo ka vendosur që të publikojë një video ku shfaqet pa krehur flokët dhe pa asnjë pike makijazhi.
“Ditari i një karantine. Dita 6! Jemi mire! Po e shijojmë shumë! Gjithçka është në rregull”, shkruan moderatorja e njohur krahas videos.
Përpos pëlqimeve të shumta dhe komenteve të tipit: “Si yll prap”, ka edhe nga ata që nuk e lënë negativitetin me komentet e tyre.
“Uaaa sa e shëmtuar dukesh pa tualet”, i shkruan dikush, të cilit ajo i përgjigjet: “Nëse të më shohësh mua si shumë të shëmtuar të bën të ndihesh dhe dukesh e bukur, atëherë po moj zemër: JAM SHUMË E SHËMTUAR! Mjafton ti të ndihesh mire <3”.
Nga ana tjetër dikush i shkruan: Kështu jeni gjitha si viktima ju të ekranit…”, të cilës Aulona nuk ia ka përtuar përgjigjen: Me siguri tani ndihesh më mire, e ngushëllove veten që edhe “ne të ekranit” jemi si viktima. Shumë mirë. Shko dil para pasqyrës dhe thuaj vetes unë jam shumë e bukur, jo viktimë si ato të ekranit. Uroj të paktën të ndihesh më e lumtur pas kësaj <3”.