Ballina Sport “Ua jepni atyre që kanë më shumë nevojë”, futbollistët refuzojnë tamponet

“Ua jepni atyre që kanë më shumë nevojë”, futbollistët refuzojnë tamponet

14
SHPËRNDAJE

Katër klube të La Ligës kanë refuzuar të kryejnë testet ndaj koronavirusit: bëhet fjalë për Eibarin, Vajadolidin, Osasusën dhe Selta Vigon. Arsyeja ka të bëjë me faktin se lojtarët e klubeve respektive nuk kanë shfaqur asnjë simptomë dhe preferojnë që tamponet të shkojnë për personat që kanë më shumë nevojë.

Lajmin e ka zyrtarizuar zëdhënësi i Vajadolidit. David Espinar. “është e vërtetë që La Liga na i ka dhënë neve për përdorim, por kemi vendosur për të mos u shfrytëzuar. Asnjë lojtar nuk paraqet simptoma dhe besojmë se ka grupe njerëzit që kanë nevojë urgjente për to. Ata duhet të kenë prioritet”.

-----