Ballina Lajme nacionale U zhgënjye nga partia e Milaim Zekës, Shkumbin Demolli merr këtë vendim

U zhgënjye nga partia e Milaim Zekës, Shkumbin Demolli merr këtë vendim

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndonëse i ri në moshë ai ishte kandidat për deputet.

Shkumbin Demolli nga Kamenica që ishte kandidat për deputet nga Partia Euroatlantike e Kosovës, ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 pasi PEK vendosi ta largojë nga lista kandidatëve për deputet, shkruan Express.

Demolli u shpreh i zhgënjyer me Milaim Zekën të cilit tha se i ka besuar shumë.

I besova Mialim Zekës pasi më pranoj me më dhanë hapësirë, nuk besova që ka me ndodh kjo pasi ky e ka një pushtet ata që na kanë plaçkitë qe 19 vjet. l. Se kam prit këtë tradhti, por kjo ndodhi pas një interviste që e kam dhënë në një televizion të dielën”, tha Demolli.

Demolli tha se PEK do të bahet patericë e partive që e kanë shkatërruar Kosovën.

“E kam marrë një mesazh për me shku në zyre, tani më tregun që je largu nga lista pasi kështu ka vendos kryesia. Kam menduar që kemi me qu rrugëtimin deri në fund dhe nuk kam shfrytëzuar që kjo parti do të bahet patericë e atyre që e kanë shkatërruar Kosovën. Jam i hapur me bashkëpunuar me gjithë ata që janë të hapur për ndryshim, por nuk behëm vegë”, theksoi Demolli.

Por sipas Demollit PEK-në për këtë veprim do ta ndëshkojnë qytetarët e Kosovës, pasi nuk do të arrijnë ta kalojnë as pragun zgjedhor.

Po ashtu Demolli bëri të ditur se do ta formoj një parti të re në Kosovë.

“I bëj ofertë të gjitha partive politike përjashto PEK-un që nëse duan të më kenë pjesë të tyre të më ftojnë, nëse do ta krijoj partinë time politike”, përfundoj Demolli.

---- ----
----
----- ----
-----