Ballina Lajme nacionale U sulmua tek shkallët e nënkalimit, vdes një person në Prishtinë

U sulmua tek shkallët e nënkalimit, vdes një person në Prishtinë

39
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jëtë një person në Prishtinë.

Kosovës njofton se sot në ora 17:51 ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë, gjegjësisht tek shkallët.

Bëhet e ditur se një person është dërguar në emergjencë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në atë vend që dyshohet të kenë ardhur nga rrahja dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Momentalisht policia po mbledh të dhëna dhe detaje tjera rreth këtij rasti.

Lajmi ka tentuar të marrë detaje shtesë lidhur me rastin nga Policia e Kosovës, mirëpo nuk ka marrë ende përgjigje.

Për më të rejat do t’iu mbajmë të informuar.

-----