Ballina Lajme Bota/Rajoni U raportua se kishte ndërruar jetë/ Mrekullia, doktori i koronavirusit është gjallë!

U raportua se kishte ndërruar jetë/ Mrekullia, doktori i koronavirusit është gjallë!

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Doktori kinez është gjallë! Disa orë më parë, media shtetërore e Kinës dhe lajmin se ai kishte ndërruar jetë nga koronavirusi, por gjithçka ka qenë një gënjeshtër.

Spitali ku është shtruar ai ka bërë me dije se 34-vjeçari Li Wenliang është në gjendje kritike, por jeton.

“Në luftë me koronavirusin, doktori i spitalit tonë fatkeqësisht u infektua. Aktualisht është në gjendje kritike dhe po bëjmë më të mirën tonë për ta shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Disa media kineze, përfshirë gazetën e Partisë Komuniste në pushtet, kishin publikuar se doktori kishte ndërruar jetë, përpara se të fshinin postimet.

Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij në aplikacionin e mesazheve “WeChat” se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit. Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia.

---- ----
----
-----
-----