Ballina Lajme nacionale U raportua për prangosjen e klientit të tij, vjen reagimi i avokatit...

U raportua për prangosjen e klientit të tij, vjen reagimi i avokatit të djalit të Et’hem Çekut

21
SHPËRNDAJE

Avokati i djalit të Et’hem Çekut ka reaguar pas raportimeve për prangosjen e klientit të tij.

Avokati i Arb Çekut, djalit të Et’hem Çekut, ka reaguar pas raportimeve në media se klienti i tij është liruar pasi ishte prangosur nga Policia e Kosovës, pasi gjoja i ishin gjetur tre qese me substanca narkotike në veturë.

“Sot nё mediumin tuaj ёshtё nxjerr njё lajm i pa saktё, atё se gjoja se biri i z. Ethem Çeku, Arb Çeku ёshtё prangosur pёr shkak tё posedimit tё substancave narkotike tё llojit kokainё”, ka thënë avokati Dukagjin Kёrveshi.

“Ky lajm ёshtё nxjerr I pa saktё ngase i mbrojturi im Arb Ceku nuk ka qenё nё posedim tё asnjё substance narkotike, andaj lajmet qё pёrshkruajnё tjetёr gjendje faktike janё shpifje dhe trillime me qёllim tё dёmtimit tё klientit tim dhe anёtarёve tё familjes sё tij tё pёrfolur nё vecanti nё shkrimin e demantuar me kёtё demant”, është shprehur ai.

-----