Ballina Lajme nacionale U plagosën brenda “Audit”, lidhja e dy vëllezërve me Gentian Doçin, i...

U plagosën brenda “Audit”, lidhja e dy vëllezërve me Gentian Doçin, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës

68
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Dy vëllezër Marjan Doçaj 26 vjeç dhe Hot Doçaj 31 vjeç, mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Abcnews.al mëson se dy vëllezërit janë të afërm me Gentian Doçin, ky i fundit një emër i njohur për policinë. Gentian Doçi është personi i dyshuar si organizatori i rrëmbimit të pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz.

Lexo edhe:Pamjet nga vendi i ngjarjes, dy vëllezërit në Shkodër u qëlluan në makinë

Biznesmeni Gentian Doçi së bashku me dy kushërinjtë Martin Bleta e  Korado Gështenja, që konsiderohen si krahu i djathtë i tij, kanë luajtur  një rol kyç në këtë ngjarje. Doçi, sipas prokurorisë, e ka kërcënuar Prengën me jetën e të vëllait nëse nuk dorëzonte 300 kg kokainë në destinacion.  /abcnews.al/

The post U plagosën brenda “Audit”, lidhja e dy vëllezërve me Gentian Doçin, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës appeared first on Abc News.

---- ----
-----