Ballina Lajme nacionale U përplasë me Haradinaj, plaku 72 vjeçar rrëfen se çfarë ndodhi më...

U përplasë me Haradinaj, plaku 72 vjeçar rrëfen se çfarë ndodhi më pas

42
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj, ka pasur disa përpalsje kohëve të fundit.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, po kritikohet nga një shaljan.

Madje, një 73 vjeçar, tregoi për Klanin se çka i tha Haradinaj pas një përplasje që e patën në një debat të organizuar në Mitrovicë.

Kujtojmë, Plaku që u përplas në Mitrovicë me Ramush Haradinajn është Bahtir Istrefi nga Kovaqica, ish – minator në minierën e Trepçës.

Ai ka pyetur kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj se ‘pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit’.

Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj ka reaguar i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se ‘është marre për të që të flasë ashtu’.

“A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”.

-----