Ballina Lajme nacionale U përfol se u ftua nga Gjykata Speciale, Tahiri befason me përgjigjjen...

U përfol se u ftua nga Gjykata Speciale, Tahiri befason me përgjigjjen e tij

17
SHPËRNDAJE

Nuk dihet saktë nëse Abelard Tahiri,është ftuar nga Gjykata Speciale.

Në medie sot u raportua se ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u raportua se është ftuar nga Gjykata Speciale, madje sipas raportimit në medie ai do të udhëtoj në fund të këtij muaji për në Hagë.

Por, i kontaktuar nga lajmi.net, Tahiri as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar këtë.

Ai ka thënë se momentalisht nuk mund të flas asgjë rreth kësaj çështje.

“Nuk mund të flas një herë asgjë për këtë punë”, ka thënë shkurt Tahiri për lajmi.net.