Ballina Showbiz U përfol se është e lidhur me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj:...

U përfol se është e lidhur me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj: E vërteta është se… (FOTO)

74
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, bëri bujë në mediat online lajmi se ish-Missi, Agnesa Vuthaj, është në një lidhje me një miliarder indian me emrin Chetaan Sandesara, 57 vjeç.

Pas këtyre lajmeve, modelja e njohur ka vendosur që të reagojë përmes një postimi të gjatë në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka treguar se lajmet për lidhjen me miliarderin nuk janë të vërteta.

Bukuroshja ka deklaruar se punon për kompaninë e biznesmenit indian si ndërmjetëse dhe ka marrëdhënie shoqërore me familjen e tij. Agnesa tregon se gjithçka në jetë e ka arritur vetë, që nga kurorat e bukurisë, diplomat e fakulteteve, bizneset që ka krijuar.

“E vërteta është që punoj për kompaninë milliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë më shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z.Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës e të Prishtinës. Kam fluturuar me avion privat nga Tirana në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm më zotërinë në foto/video, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre.

Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z.Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare”, shkruan Agnesa dhe në fund ka postuar një video me bashkëshorten e miliarderit.