Ballina Lajme nacionale U përfol për anëtarët e kryesisë së LDK-së që kundërshtuan koalicionin, reagon...

U përfol për anëtarët e kryesisë së LDK-së që kundërshtuan koalicionin, reagon Abrashi

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

U përfol për anëtarët e kryesisë së LDK-së që kundërshtuan koalicionin me Vetëvendosjen.

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Arban Abrashi, ka reaguar pas një shkrimi ai dhe disa anëtarë të tjerë në mbledhjen e sotme të kryesisë kanë qenë kundër koalicionit me Vetëvendosjen.

Ndonëse thotë se nuk ka qenë kundër, Abrashi askund nuk i referohet Vetëvendosjes në emër, por e quan ‘parti me 29 deputetë”.

Abrashi ka shkruar në Facebook se ai ka qenë edhe sot pro koalicionit me VV’në, të cilën refuzon ta përmend si subjekt me emër.

“Sqarim: Edhe sot isha pro koalicionit me partinë me 29 deputetë. Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marreveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar anëtari i kryesisë së LDK’së, duke shktuar se “Eshtë koha për ndërtimin e Qeverisë”.

Ndërkaq, ai ka kritikuar mënyrën se si po vepron VV’ja, duke thënë se partneriteti nuk krijohet me video, por me mirëbesim e mirëkuotim.

“Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nëncmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit!”, ka shkruar Abrashi.

“P.S. kërkoj falje për lexuesit, dhe dezinformatat e plasuara nga fansat e partise me 29 deputet, por herave tjera flas me emra. Shendet”, shton ai.

---- ----
----
-----
-----