Ballina Lajme Bota/Rajoni U përdhunua fëmijë, 17-vjeçarja i jep fund jetës

U përdhunua fëmijë, 17-vjeçarja i jep fund jetës

139
SHPËRNDAJE

Një 17-vjeçare në Holandë, e cila ishte përdhunuar tre vjet më parë nuk mundi më ta vazhdonte jetën e saj. Noa Pothoven kishte thënë se nuk dëshironte më të vazhdonte jetën e saj pas ngjarjeve që i kishin ndodhur. 17-vjeçarja vdiq më 26 maj në një spital pas një beteje të gjatë ligjore për të vendosur nëse duhej të bënte eutanazinë.

Adoleshentja holandeze nga Arnhemi mendoi se jeta e saj ishte bërë e padurueshme dhe nuk mund të vazhdonte më. Eutanazia, apo ndryshe vdekja e ëmbël sipas greqishtes, është vullneti i pacientit në një stad terminal të jetës, apo familjarëve të tij për t’i dhënë fund vuajtjeve përgjithmonë përmes një ndihme mjekësore. Pra, përshpejtimi i vdekjes.

-----