Ballina Sport U operua pas një frakture në këmbë, rikuperohet sulmuesi i Shqipërisë

U operua pas një frakture në këmbë, rikuperohet sulmuesi i Shqipërisë

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Giacomo Vrioni u dëmtua që në muajin nëntor dhe iu desh të bënte një operim, pasi pësoi një frakturë në këmbën e djathtë.

Ndërhyrja ishte e pashmangshme dhe te Juventusi nuk i munguan edhe mesazhet inkurajuese, mes tyre edhe nga Alvaro Morata që i dedikoi edhe një gol djaloshit nga Sukthi.

Dëmtimin tashmë Vrioni e ka lënë pas dhe mezi pret të nisë të luajë me Juventus U23 si fillim dhe më pas pse jo edhe në ekipin e parë me të cilin ka debutuar.

Sulmuesi ka zbritur në fushë dhe po stërvitet, ndërkohë që motivon edhe veten me këtë shprehje: “Suksesi në jetë nuk matet me atë që merr, por me pengesat që kapërcen”. /abcnews.al

The post U operua pas një frakture në këmbë, rikuperohet sulmuesi i Shqipërisë appeared first on Abc News.

---- ----
-----