Ballina Showbiz U nominua për çmimin “Oscar”, Laura Pausini reagon për herë të parë

U nominua për çmimin “Oscar”, Laura Pausini reagon për herë të parë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Këngëtarja e njohur italiane, Laura Pausini, ka reaguar ndaj nominimit të saj për çmimin prestigjioz “Oscar”, duke thënë se ende nuk po i besohet se kjo gjë ka ndodhur.

Ajo u nominua të hënën në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” për “Io Sí”, që është kolona zanore e filmit të Edoardo Ponti, “The Life Ahead”, ku rolin protagonist e luan nëna e tij Sophia Loren.

Laura nuk nguroi që këtë lajm të bukur ta ndante në rrjetet sociale, duke treguar se bashkëpunimi për këtë projekt ishte një nga dhuratat më të mëdha që jeta i ka ofruar.

“Mundësi për të qenë pjesë e një projekti kaq special sikur filmi ‘The Life Ahead’, dhe të bashkëpunoja me Edoardo Pontin dhe Sophia Lorenin, për mua ishte një prej dhuratave më të mëdha që jeta ma ka ofruar. Dhe tani që jam nominuar për Oscar, është përtej çdo dëshire apo pritje që mund të ëndërroja. Dua ta falënderoj Akademinë për mirëpritjen e këngës ‘Io Si’ dhe mesazhin që ajo e sjell. Gjithashtu shfrytëzoj rastin ta uroj Diane Warrenin, ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunoja me të”, ka shkruar Pausini në mesazhin e saj.

 

Kujtojmë që ylli i muzikës italiane është dalluar për baladat e përjetshme si “Viveme”, “En Cambio No”, “Amores Extraños” dhe shumë të tjera të pëlqyera nga publiku i gjërë./abcnews.al

 

 

The post U nominua për çmimin “Oscar”, Laura Pausini reagon për herë të parë appeared first on Abc News.

---- ----
-----