
Liam Payne ka ndezur thashetheme për lidhje me Duckie Thot, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ish-anëtari i grupit One Direction ka shtuar thashethemet për lidhje me supermodelen 23-vjeçare, pak pas ndarjes së tij nga Naomi Campbell dhe Cheryl.
Duckie ndau në Instagram disa video nga darka me “Cartier” dhe “British Vogue”, mbrëmë.
Në një foto, Liam dhe Duckie u shfaqën duke ia mbajtur duart njëri-tjetrit, duke nxitur thashetheme për një lidhje të mundshme.
Fansat janë befasuar nga kjo shoqëri që dyshohet të jetë më shumë se kaq, pak kohë pas ndarjes së Liam me ish-partneren, Cheryl.
Disa muaj pasi ndanë rrugët, Liam pati një romancë të shkurtër me Naomi Campbell, 49 vjeç. /Lajmi.net/