Ballina Lajme nacionale U mundua shumë të shkonte në Prishtinë, Pacolli rikthehet në Zvicër

U mundua shumë të shkonte në Prishtinë, Pacolli rikthehet në Zvicër

71
SHPËRNDAJE

Kryetari i partisë AKR, Behgjet Pacolli është bashkuar me familjen e tij në Zvicër. Ndërsa u përpoq shumë që të futen në Kosovë, sot në mbrëmje ai la Prishtinën, sipas tij sepse familja nuk mund t’i bashkohej atij në shtëpinë e tyre në kryeqytetin kosovar.

Deputeti i kuvendit të Kosovës u kthye në Kosovë me aeroplanin e tij privat nga Tirana, ku kishte shkuar fillimisht prej shtëpisë së tij në Lugano.

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, shkroi Pacolli në Facebook.

Kthimi i Pacollit në Kosovë solli përplasje politike. Ministria e Brendshme e paralajmëroi se ai do të duhet të qëndronte në karantinë 2 javë, nëse do të futej në Kosovë.

Madje, ministri i Punëve të Brendshme Xhela Sveçla, ia bëri të qartë se Pacolli mund të arrestohej nëse do të thyente rregullin e izolimit.

-----