Ballina Lajme Bota/Rajoni U mbajt peng për afro dy vite, shërbime sekrete lirojnë 25-vjeçaren

U mbajt peng për afro dy vite, shërbime sekrete lirojnë 25-vjeçaren

46
SHPËRNDAJE

Silvia Romano, vullnetare 25-vjeçare milaneze e rrëmbyer në Kenia në 20 nëntor 2018, u la e lirë.

Këto janë fjalët e para të Silvia, të liruara 30 kilometra larg Mogadishu, në një operacion inteligjence të marrë mbrëmë. Kthimi në Itali është caktuar në orën 2 pasdite në Ciampino. Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio do të jetë i pranishëm.

Silvia Romano ishte rrëmbyer në Kenia 18 muaj më parë – Silvia Romano, e cila punonte si kooperative në Kenia për organizatën jofitimprurëse Marche Africa Milele, ishte rrëmbyer në 20 nëntor 2018 në fshatin shumë të varfër të Chacama, rreth tetëdhjetë kilometra larg kryeqytetit Nairobi.

E rrëmbyer me forcë nga një grup burrash të armatosur me pushkë dhe thika të gjata (makete). Policia lokale kishte  ngritur një pistë të brendshme hetimi, që është një rrëmbim nga kriminelët e zakonshëm me qëllim të zhvatjes, ndoshta edhe me mundësinë që vajza të shitej përtej kufirit, në Somali, te xhihadistët al-Shabaab.

Lirimi i saj u bë i mundur nga shërbimi sekret italian në bashkëpunim me partnerët e tjerë turq dhe somalez.

-----