Ballina Sport U largua nga stadiumi pas zevendesimit, reagon Ronaldo

U largua nga stadiumi pas zevendesimit, reagon Ronaldo

23
SHPËRNDAJE

Minuta e 55-të e ndeshjes kundër Milanit dhe Sarri vendos ta ndërrojë për të dytën sfidë radhazi… Kristiano Ronaldo nuk e pret mirë zëvendësimin. Largohet direkt për në dhomat e zhveshjes, bën dushin dhe braktis stadiumin 3 minuta përpara përfundimit duke mos takuar shokët e trajnerin për fitoren e vështirë.

Mediat ditën e sotme kanë pasur shumë punë. Të gjitha kanë aluduar se çfarë do të ndodhte mes Juventusit dhe yllit portugez. Ndarje në fund të sezonit shkruante një pjesë, gjobë e majme për të tjerat, por sipas ANSA-s nuk do të ketë asnjë divorc dhe asnjë ndëshkim mes palëve.

Ronaldo ka qenë i nxehur me veten. Një nga lojtarët më të mirë në botë njihet për egon e tij të fortë, por sot ai ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar t’i vërë kapak situatës së bezdisshme, që e krijoi vetë. “Një ndeshje e vështirë, një fitore e rëndësishme”, shkruan në Instagram CR7, që mbyll postimin me moton e famshme juventine “fino alla fine”.

The post U largua nga stadiumi pas zevendesimit, reagon Ronaldo appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.