Ballina Sport U kritikua tek Arsenal, por Xhaka kërkohet në Madrid

U kritikua tek Arsenal, por Xhaka kërkohet në Madrid

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Atletico Madrid ka vënë objektiv të merkatos Granit Xhakën, që është nën kontratë me Arsenal, deri në vitin 2023.

“Diaro AS” ka verifikuar informacionin që fillimisht u publikua nga “Mundo Deportivo” dhe ka konfirmuar se Diego Simeone e ka kthye në alternativë mesfushorin zviceran, duke qenë se tratativa për të marrë Marcos Llorente nga Real Madrid po ndesh probleme.

----

Xhaka kaloi nga Borussia Monchegladbach tek Arsenal për 45 milionë euro në vitin 2016, por shpeshherë është vënë në qendër të kritikave nga tifozët, edhe pse trajneri Unai Emery i ka besuar shumë atij, duke e aktivizuar në 40 ndeshje sezonin që sapo përfundoi.

Atletico Madrid e ka kthyer në prioritet 26-vjeçarin, falë karakterit të tij luftarak në mesin e fushës dhe trajneri Simeone mendon se ka çelësin për ta bërë më të fortë në këtë drejtim Xhakën, si dhe për të reduktuar ndërhyrjet e ashpra të tij, që këtë sezon e kanë detyruar të marrë 10 kartonë të verdhë.

The post U kritikua tek Arsenal, por Xhaka kërkohet në Madrid appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

----- ----