Ballina Lajme nacionale U konfiskuan tre AK-47 në Vërmicë

U konfiskuan tre AK-47 në Vërmicë

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot ka zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre AK-47 të çmontuar.

Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalimin e Vërmicës, oficerët doganorë kanë selektuar automjetin për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK-47.

Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.

The post U konfiskuan tre AK-47 në Vërmicë appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----