Ballina Lajme nacionale U kap në veturë me kokainë, lirohet djali i Ethem Çekut

U kap në veturë me kokainë, lirohet djali i Ethem Çekut

31
SHPËRNDAJE

Vetëm një natë ka qëndruar prapa grilave djali i Ethem Çekut.

Djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Ard Çeku, është liruar me procedurë të rregullt pasi mbrëmë është prangosur nga Policia e Kosovës ku i janë gjetur tre qese me substanca narkotike në veturë.

Merret vesh e djali i Ethem Çekut është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti i arrestimit ka ndodhur në rrugën “Hasan Lajçi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës po bënte ndalje rutinë të veturave. Substanca narkotike e kokainës është gjetur në veturën Audi A6 të djalit të dekanit në një pako të cigareve.

Lidhur me këtë rast është thirrur njësiti Anti-Drogë në Policinë e Kosovës.

-----