Ballina Lajme nacionale U ka hyrë apo jo në “hak” Hasan Prishtina shqiptarëve të Maqedonisë?

U ka hyrë apo jo në “hak” Hasan Prishtina shqiptarëve të Maqedonisë?

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Hasan Prishtina u ka hy në “hak” shqiptarëve të Maqedonisë! Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, profesori i Historisë, Vebi Xhemaili, ndërsa ka komentuar, siç ka thënë ai, dokumente italiane për marrëveshjen me Komitetin bullgaro-maqedonas në vitin 1921.

“POROSI PËR POLITIKANËT: Çfarë deklarojnë dhe çfarë nënshkruajnë; Hasan Prishtina u ka hy në ‘hak’ Shqiptarëve të Maqedonisë!. Në bazë të dokumenteve italiane; Hasan Prishtina u ka hy në ‘HAK’ Shqiptarëve të Maqedonisë. Në bazë të dokumenteve italiane Hasan Prishtina në Marrëveshjen që bënë me Komitetin bullgaro-maqedonas, në vitin 1921, i harron shqiptarët e Maqedonisë duke i lënë jashtë kufijve të saj Etnik. Ky është në mesazh i fuqishëm për politikanët shqiptarë, çfarë nënshkruajnë në dëm të KOMBIT, se do ti mallkojë historia… Ajo nuk harron…?”, shkruan profesor Xhemaili.

Megjithatë, ky status shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Ishte gazetari Arben Ratkoceri ai që shkroi se “profesori duket ti ketë ngatërru kohët.

“I ke ‘përzi’ kohët profesor. Hasan Prishtina ka vetëm një marrëveshje me VMRO-në, edhe atë tre palëshe. Në Sofje në vitin 1933, Hasan Prishtina me Vanço Mihajllovin e VMRO-së dhe drejtuesin e Levizjes Kroate-usatshe, Ante Paveliqin, firmosin marrëveshjen për luftë të përbashkët të shqiptarëve, bullgarëve dhe kroatëve, kundër Mbretërisë Serbe. Fatkeqësisht, kjo marrëveshje dështoi sepse një muaj pas saj, në një atentat ‘misterioz’ në Selanik, vritet Hasan Prishtina. Marrëveshja e vitit 1921 me VMRO, që thoni ju dhe një tjetër e vitit 1926 janë marrëveshje krejt tjera dhe të firmosura nga tjetër kush, e që s’ka ‘lidhje’ Hasan Prishtina”, shkruan Ratkoceri, ndërsa i kërkoi profesor Xhemailit të publikojë dokumentet italiane që pretendojnë “tradhtinë” e Hasan Prishtinës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Kundër këtij postimi janë shprehur dhe komentues tjerë, të cilët shkruajnë se periudha për të cilën flet profesor Xhemaili, nuk lidhet fare me aktivitetin e patriotit Hasan Prishtina.

The post U ka hyrë apo jo në “hak” Hasan Prishtina shqiptarëve të Maqedonisë? appeared first on KOHA.

---- ----
-----