Ballina Lajme Bota/Rajoni U injorua dhe sulmua nga shteti, vdes doktori që zbuloi i pari...

U injorua dhe sulmua nga shteti, vdes doktori që zbuloi i pari virusin vdekjeprurës

62
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Doktori kinez i cili ishte i pari që paralajmëroi vendin për koronavirusin, vdiq ditën e sotme. Li Wenling, 34 vjeç ndërroi jetë pikërisht nga kjo sëmundje që ka goditur Kinën.

Më 30 Dhjetor, Li Wenliang hodhi një ‘bombë’ në grupin e çatit të shkollës së tij mjekësore, ku tha se 7 pacientë nga një treg lokal  ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjet, ai paralajmëroi përhapjen e një epidemie, një thirrje kjo që nuk u dëgjua.

Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus, një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.

Menjëherë pasi ai postoi mesazhin, Li u akuzua për shpifje nga policia e Wuhan. Deri tani virusi ka marrë të paktën 425 jetë dhe ka sëmurë më shumë se 20,000 njerëz globalisht, përfshirë Li.

---- ----
----
-----
-----