

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka humbur një njeri të rëndësishëm në jetën e saj. Bëhet fjalë për fotografin e njohur Peter Beard, i cili u gjet pa jetë në një pyll.
Shqiptarja shkruan se ishte trishtuar shumë nga lajmi, pasi sipas saj ishte Peter ai që i ndryshoi jetën dhe e futi në botën e modelingut. Modelja tregoi se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë dhe ai luajti një rol të madh në ngjitjen e saj në karrierë. Madje Vildania ka postuar edhe foton që ai i ka bërë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.
82-vjeçari Beard ishte zhdukur prej 10 ditësh, kur pas kërkimeve të shumta nga Policia u gjet pa jetë në një pyll pranë zonës ku ai jetonte.