Ballina Lajme nacionale U gjet e vdekur në tarracën e banesës pa shenja jete, prokuroria...

U gjet e vdekur në tarracën e banesës pa shenja jete, prokuroria jep detaje shokuese për vajzën nga Peja

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Pjesë.

Një vajzë u gjet e vdekur dje në tarracën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë.

Vdekjen e B.L 20 vjeç e konstatoi ekipi mjekësor, të cilët konfirmuan se viktima kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

E sipas Prokurorisë në Pejë, dyshimet e para janë që viktima i ka dhënë fund jetës së vet.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Dyshimet janë që viktima është vetëv ra. Rrethanat se si ka ndodhur rasti ende nuk dihen”, ka thënë Nikçi.

Policia dje përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

---- ----
----
----- ----
-----