Ballina Lajme nacionale U ftua nga Specialja, Time Kadriaj jep detaje rreth telefonatës që mori...

U ftua nga Specialja, Time Kadriaj jep detaje rreth telefonatës që mori sot

34
SHPËRNDAJE

Time Kadrijaj është ftuar sot nga Gjykata Speciale.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë deputetja. Ajo për këtë ftesë ka dhënë edhe detaje përmes një postimi në Facebook.

Kadrijaj që ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit, ka treguar se gjatë ditës së stome ka marrë një telefonat nga Gjykata Speciale.

“Megjithëse ende jo zyrtarisht, sot jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar se ftesën do ta marr edhe zyrtarisht për tu intervistuar gjate muajt shtator!. Nuk jam aspak e mërzitur për pasojat ligjore, sepse lufta janë ka qene e paster si loti dhe kjo do te deshmohet prap, por jam e shqetësuar për ftesat e njepasnjeshme te kesaj Gjykate, te cilat për baze kane vetëm pretendimet politike te Serbisë dhe ta merr mendja qe po kane edhe pasoja politike, për Kosovën, e cila me fund ka filluar te flasë me zërin e vet!”, ka shkruar ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës është shperur e bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, do të mbetet e shenjtë.

” Jam e bindur se edhe kjo sfide do te perballohet me dinjitet dhe lufta e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te mbetet e shenjte, sic edhe ka qene!”.

-----