Ballina Showbiz U dyshua se është infektuar nga koronavirusi, dalin rezultatet e testit të...

U dyshua se është infektuar nga koronavirusi, dalin rezultatet e testit të Celine Dion

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka bërë të ditur se ka shtyrë dy koncerte të saj për në muajin nëntor. Shkak i këtij ndryshimi është bërë një problem shëndetësor.

Mediat e huaja shkruajnë se mbrëmjen e së hënës, Dion ka shfaqur simptoma gripi dhe për këtë arsye ju nënshtrua një testi për koronavirus.

Por pas analizave të kryera rezultoi se këngëtarja nuk ishte infektuar nga virusi, por kishte një ftohur të zakonshëm.

“Për shkak një të ftohuri të zakonshëm, Celine Dion shtyn datat e koncerteve të turneut të saj ‘Courage’ në Washington dhe Pittsburgh. Mbrëmjen e së hënës, pas koncertit të saj në New York, Celine shfaqi shenjat e para të gripit. Simptomat vazhduan të martën dhe doktorët e udhëzuan të pushonte për 5-7 ditë. Pasi i bënë një test, doktorët dolën në konkluzionin se virusi nuk kishte lidhje me COVID-19”, shkruhet në njoftimin e skuadrës së saj në “Facebook”.

Këngëtarja do të performonte ditën e sotme në “Capital One Arena” dhe dy ditë më vonë në Pittsburgh. Koncerti i së mërkurës është shtyrë për datën 16 nëntor, ndërsa ai i së premtes për në 18 nëntor.

---- ---- ----
-----