Ballina Showbiz U deshën 21 vite për t’u realizuar, Netflix po sjell një dokumentar...

U deshën 21 vite për t’u realizuar, Netflix po sjell një dokumentar për Kanye West

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Netflix ka blerë një dokumentar me seri që përfshin dy dekada të jetës së Kanye West, përfshirë vdekjen e nënës së tij, Donda, në vitin 2007 dhe kandidaturën e dështuar për president të SHBA-ve. Dokumentari, ende pa titull, përfshin video të papublikuara më parë, të xhiruara gjatë një periudhe 21 vjeçare.

Sipas Billboard, dokumentari do të publikohet këtë vit. Mediat e huaja kanë raportuar se Netflix ka shpenzuar 30 milionë dollarë për seritë, por sipas Variety kjo shifër është e pasaktë. Ndërkohë, nuk dihet nëse do të përfshihen detaje nga ndarja me Kim Kardashian.

Këto dy dekada kanë qenë mjaft intensive për reperin, i cili së pari u bë i njohur si një producent, kryesisht për punën e tij në albumin e Jay-Z, The Blueprint në 2001. U vlerësua gjithashtu për albumet e tij të mëvonshme solo, “The College Dropout”, “Late Registration” dhe “Graduation”. Albumi i fundit me vlerësime masive ishte “Yeezus” i vitit 2013.

Besimi i tij i krishterë u bë më thelbësor për punën dhe personalitetin publik në fund të viteve 2010: albumi i fundit, frymëzuar nga ungjilli Jesus is King, i vitit 2019, fitoi çmimin e muzikës bashkëkohore të krishterë në çmimet Grammy të muajit të kaluar.

Ai u martua me Kardashian në vitin 2014. Ata kanë katër fëmijë së bashku. Kanye është muzikanti më i fundit që i bashkohet listës së dokumentarëve të yjeve pop, pas Demi Lovatos, Justin Bieber, Taylor Swift, Billie Eilish, Tina Turner, Shawn Mendes dhe Blackpink. /abcnews.al

The post U deshën 21 vite për t’u realizuar, Netflix po sjell një dokumentar për Kanye West appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----