Ballina Sport U dëmtua kundër Portos, mbrojtësi i Juventusit rikthehet në prill

U dëmtua kundër Portos, mbrojtësi i Juventusit rikthehet në prill

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Eliminimi nga Champions League ka shkaktuar dhimbje dhe zhgënjim te Juventusi. Kampionët e Italisë nuk ia dolën të kalojnë Porton në raundin e 1/8-ve dhe tani do t’i shkarkojnë të gjithë bateritë në Serie A.

Objektivi është fitimi i titullit kampion për herë të dhjetë radhazi, por diferenca me Interin kryesues është 10 pikë (Zonja ka luajtur një takim më pak se skuadra e Antonio Contes).

Juventusi rikthehet në fushë të dielën (18:00) dhe përballë do të ketë Cagliarin. Andrea Pirlo duhet t’i bëjë llogaritë në prapavijë pa Merih Demiral për transfertën sarde.

23-vjeçari turk ndjeu shqetësime në kofshën e djathtë gjatë sfidës së ditës së martë kundër Portos. Demiral sakrifikoi dhe qëndroi gjatë 120 minutave në fushë.

Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar tërheqjen muskulore dhe lojtari i kombëtares turke do të qëndrojë rreth 20 ditë jashtë fushave. /abcnews.al

The post U dëmtua kundër Portos, mbrojtësi i Juventusit rikthehet në prill appeared first on Abc News.

---- ----
-----