Ballina Showbiz “U çmenda”, Olta Gixhari pëson krizë emocionale dhe nis të qajë: Mu...

“U çmenda”, Olta Gixhari pëson krizë emocionale dhe nis të qajë: Mu shpif, polici më kërkoi… (FOTO)

59
SHPËRNDAJE

Që kur nisi përhapja e pandemisë Covid-19, Olta Gixhari preferoi që të izolohej në Spanjë, së bashku me partnerin e saj.

Së fundmi, aktorja e njohur ka qenë në një lidhje direkte me “A2”, ku ka treguar se i pëlqen shumë Spanja, por atë që e bezdisin janë policët.

Olta u shpreh se ata kanë rregullta strikte dhe sa herë del nga shtëpia e pyesin me detaje. Aktorja tregoi se dje mori të ëmën në telefon dhe duke qarë i tregoi ç’i ndodhi.

“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thashë mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj, me kë po jetoj, pse po shkon në supermarket, çfarë po haj, çfarë po blej, u çmenda”, tha Olta.

-----