Ballina Showbiz U bë nënë për herë të parë, Ellie Goulding zbulon emrin e...

U bë nënë për herë të parë, Ellie Goulding zbulon emrin e djalit të porsalindur

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ellie Goulding dhe Caspar Jopling u bënë prindër pak ditë më parë. Lajmin e konfirmoi bashkëshorti i këngëtares përmes një postimi në rrjete sociale, ku publikoi një foto të shifrës së popullsisë së botës, duke zbuluar se iu shtua banori më i ri.

Çifti u martua në gusht 2019

Së fundmi, dyshja kanë zbuluar dhe emrin e djalit të porsalindur, Arthur Ever Winter. Kujtojmë që ylli i muzikës pop zbuloi se ishte shtatzënë kur ishte tashmë në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël.

Ellie dhe Caspar u martuan në gusht të 2019-ës në York Minster dhe mësuan se do të bëhen prindër për herë të parë ndërsa festonin përvjetorin e parë të martesës. /abcnews.al

Këngëtarja më parë tha se po shijonte shtatzëninë

The post U bë nënë për herë të parë, Ellie Goulding zbulon emrin e djalit të porsalindur appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----