Ballina Showbiz U bë baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i...

U bë baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i djalit të Sinan Hoxhës

82
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Çifti i njohur, Sinan Hoxha dhe Andra Destani u bënë prindër për herë të dytë me 19 Mars. Lajmin e bukur e bëri me dije partnerja e këngëtarit përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruante: “E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”.

Së fundmi, këngëtari ka zbuluar dhe emrin e veçantë të vogëlushit përmes një fotografie ku shihet djali i tij, Ansi me vëllain e vogël. “Mirëseerdhe në këtë botë vëllai im i vogël, Ayan.”, shkruhet krahas fotos.

Sinani gjithashtu ka zbuluar se emrin e vogëlushit e ka vendosur vetë Ansi. “Deshëm s’deshëm ne të zotët e punës. Ansi i vendos vetë emrin të vëllait, Ayan.”, ka shkruar këngëtari. Kujtojmë që pasi abcnews.al raportoi se ata ishin në pritje të fëmijës së dytë, ata e mohuan lajmin.  Por vetëm pas pak muajsh, ishte vetë Andra e cila pozoi me barkun e rrumbullakosur ndërsa zbuloi dhe gjininë e bebushit. /abcnews.al

 

The post U bë baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i djalit të Sinan Hoxhës appeared first on Abc News.

---- ----
-----