Ballina Lajme Bota/Rajoni U arrestua pak pasi shkeli në tokën ruse, gjykata jep vendimin për...

U arrestua pak pasi shkeli në tokën ruse, gjykata jep vendimin për Navalnyn

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
U arrestua pak pasi shkeli në tokën ruse, gjykata jep vendimin për Navalnyn

Këtë të hënë një gjykatë ruse ka vendosur 30 ditë paraburgim për Alexei Navalnyt.

Mediat e huaja bëjnë me dije se liderit rus të opozitës, do të qëndrojë në burg së paku deri më 15 shkurt, një ditë pasi u arrestua pasi mbërriti në Moskë.

“Alexei Navalny do të mbetet në paraburgim për 30 ditë deri në 15 shkurt”, shkruan në Twitter, avokati politikanit Vadim Kobzev.

Opozitari 44-vjeçar u arrestua mbrëmë në aeroportin Sheremetyevo, pasi mbërriti nga Gjermania dhe u soll para gjykatës sot.

Byroja Ruse për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se ishte lëshuar një urdhër-arrest për Navalny më 29 dhjetor të 2020, për “shkelje të përsëritura të rregullave” ndërsa ishte në lirim me kusht.

Navalny vendosi të kthehej në Rusi pavarësisht kërcënimit me burgim. Kundërshtari i Kremlinit ishte në Gjermani, ku u transferua në gusht pasi u sëmurë papritmas gjatë pushimeve në Siberi.

Laboratorët në Evropën Perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor. Navalny akuzon Presidentin rus Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjes së tij, të cilën gjë e mohoi Kremlini.

Ndërkohë dënimi i Navalnyt është dënuar nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane të cilat kanë kërkuar dhe lirimin e menjëhershëm.

U arrestua pak pasi shkeli në tokën ruse, gjykata jep vendimin për Navalnyn
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----