Ballina Lajme nacionale U arrestua 48 vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar

U arrestua 48 vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një 48 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria është vënë në prangat e Policisë në Kukës.

I arrestuari me iniciale B.S., 48 vjeç, banues në Kosovë gjatë kalimit në pikën kufitare të Morisë ka rezultuar se ka qenë në kërkim, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin për në shtetin austriak, shkruan oranews.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post U arrestua 48 vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----