Ballina Lajme nacionale U akuzua se e ngacmoi një femër në Spital, merret vendimi ndja...

U akuzua se e ngacmoi një femër në Spital, merret vendimi ndja ish-ministrit

20
SHPËRNDAJE

Është liruar nga akuzat për ngacmim sek sual, ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq.

Lajmin për këtë e ka bërë me dije vet kirurgu, i cili një pjesë të aktvendimit e ka postuar në profilin e tij në Facebook. E aty thuhet se Gjykata Themelore në Pejë, saktësisht gjyqtari Sejdi Blakaj ka nxjerr aktgjykim që e lë në liri.

“Konform nenit 364 par 1 pika 1.3 të KPPK-së lirohet nga akuza”, ka thënë ai.

Numan Baliq, akuzohej për ngacmim sek sual ndaj një punonjëse në Spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra.
Sipas aktakuzës, Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima.
Rasti ishte paraqitur në Polici në shtator të vitit të kaluar.

Pas aktakuzës ai ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës.