Ballina Sport U-21/ Humbje në Durrës, Kuqezinjtë mposhten nga Austria

U-21/ Humbje në Durrës, Kuqezinjtë mposhten nga Austria

11
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Austrisë U-21 në takimin e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021 që u luajt në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Gabime të shumta në mbrojtje për kuqezinjtë, të cilët e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sfidë, duke pësuar 2 gola për 2 minuta, konkretisht në minutat 6 dhe 8.

Miqtë nuk u mjaftuan me këtë epërsi, teksa realizuan edhe 2 herë të tjera në pjesën e dytë.

Një humbje zhgënjyese për kuqezinjtë e vegjël, të cilët në 4 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë.

The post U-21/ Humbje në Durrës, Kuqezinjtë mposhten nga Austria appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

----- ----- ----- -----