Ballina Lajme Bota/Rajoni Twitter njofton vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladic

Twitter njofton vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladic

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zëvendëskryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic, me shumë gjasë ka rëndë pre e një profili të rremë në Twitter, i cili pak minuta më parë lajmëroi gjoja vdekjen e kriminelit serb Ratko Mladic. Gazeta Express thotë se në këtë profil në Twitter, të hapur mbrëmë në emër të zëvendëskryeministres Bisera Turkovic shkruhet se ajo ka marrë informacion nga ambasadori i tyre në Hagë për vdekjen e Mladic, edhe pse ky lajm nuk është publikuar në asnjë media.

“Ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Hagë sapo raportoi për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Një njoftim zyrtar do të dalë së shpejti”, ka shkruar ajo shkurtimisht në Twiter.

Express kujton se diçka e ngjashme me këtë profil ka ndodhur pak ditë më parë edhe me dy ministra të Kosovës, Glauk Konjufcën e MPJ-së dhe Vlora Dumoshin e Ministrisë së Kulturës. Madje, edhe mënyra se si fillon shkrimi është e njëjtë.

---- ----
----
-----
-----