Ballina Lajme Bota/Rajoni Twitter ashpërson masat, bllokim për ata që përhapin informacione të rreme për...

Twitter ashpërson masat, bllokim për ata që përhapin informacione të rreme për vaksinat e Covid

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Rrjeti social Twitter do të ndalojë të gjithë përdoruesit, të cilët në mënyrë të përsëritur shpërndajnë informacione të rreme lidhur me vaksinat kundër Covid-19.

Sipas BBC, të gjithë ata do të postojnë informacion të gabuar për vaksinat do të bllokohen. Sipas politikave të reja të Twitter, ende nuk dihet kohëzgjatja e bllokimit pasi ende kjo masë është në diskutim.

Deri tani bëhet me dije se nëse një përdorues i rrjetit social do të publikojë 5 herë informacion të rremë llogaria e tij do të mbyllet fare.

Shumë aktivistë kundër dezinformimit thonë se suksesi i nismës tani varet nga sa rreptësia që do të zbatohen masat nga Twitter.

Edhe Facebook dhe Instagram njoftuan se do të mbyllnin llogaritë e atyre që do të përhapnin materiale të rreme. Këto politika të mediave sociale bëhet në një kohë kur ka nisur në luftë e ashpër kundër dezinformimit në internet.

---- ----
----
-----
-----