Ballina Lajme Bota/Rajoni Turqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të fuqishme godasin vendin

Turqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të fuqishme godasin vendin

27
SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter goditi Turqinë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave turke, tërmeti u regjistrua në orën 7 e 21 me kohën lokale.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Ditën e djeshme vendi u godit nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter.

Në muajin janar Turqia u “shkund” nga një tërmet i fuqishëm, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra ndërtesa u shkatërruan.

-----