Ballina Lajme Bota/Rajoni Turqia në zi, çfarë ka mbetur pas tërmetit shkatërrimtar në zonat e...

Turqia në zi, çfarë ka mbetur pas tërmetit shkatërrimtar në zonat e goditura (FOTO)

26
SHPËRNDAJE

Rëndohet bilanci si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, që goditi mbrëmjen e së premtes pjesën lindore të Turqisë.

21 persona raportohet se kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa 30 të tjerë janë ende nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm i Turqisë e përshkroi tërmetin si një ngjarje të nivelit të tretë, sipas planit të emergjencave të vendit.

Ai konfirmoi disa ndërtesa të shembura, ndërsa theksoi se ekziston frika për persona të tjerë të mbetur nën rrënoja.

Turqia ka një histori me tërmete të fuqishëm. Më shumë se 17 mijë persona humbën jetën në gusht të vitit 1999 kur një tërmet me magnitudë 7.6 rihter goditi qytetin perëndimor të Izmirit.

-----