Ballina Lajme Bota/Rajoni Turqi, policia ndalon ushtarakë në kërkim të gulenistëve

Turqi, policia ndalon ushtarakë në kërkim të gulenistëve

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia turke ndaloi të martën dhjetëra njerëz, në kërkim të 167 personave të dyshuar, shumë prej tyre ushtarakë aktivë, si pjesë e masave kundër mbështetësve të një kleriku mysliman të cilin qeveria e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit mëse katër vjet më parë.

Masat e reja synojnë goditjen e rrjetit të predikuesit Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe që mohon se ka qenë i përfshirë në grushtin e korrikut 2016, ku u vranë rreth 250 njerëz.

Autoritetet filluan një operacion nga provinca bregdetare e Izmirit në kërkim të 110 të dyshuarve, përfshirë 16 pilotë, kolonelë dhe nënkolonelë, tha televizioni shtetëror Haber. Sipas tij, 89 të dyshuar janë arrestuar.

Në një operacion tjetër që synonte pasuesit e klerikut Gulen, policia u vu në kërkim të 57 të dyshuarve të tjerë në 15 provinca, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke shtuar se 32 persona ishin arrestuar.

Që nga grushti i dështuar, rreth 80,000 njerëz janë ndaluar në pritje të gjyqit ndërsa rreth 150,000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë pushuar ose pezulluar. Më shumë se 20,000 njerëz janë dëbuar nga ushtria.

Grupet e të drejtave dhe aleatët perëndimorë të Turqisë i kanë kritikuar përmasat e goditjes, duke thënë se qeveria po e përdor atë si pretekst për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve.

Qeveria i ka mohuar akuzat, duke thënë se masat janë të nevojshme për sigurinë kombëtare.

---- ----
----
----- ----
-----