Ballina Showbiz “Turp, ju gënjen Ermali me sanduiça”, Mariana Kondi i kthehet me ironi...

“Turp, ju gënjen Ermali me sanduiça”, Mariana Kondi i kthehet me ironi ndjekësit: S’të kam… (FOTO)

68
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një javë më parë, në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e filmit të shumëpritur “I love Tropoja”. Ermal Mamaqi kishte zgjedhur sërish që në kastin e aktorëve të ishte Mariana Kondi, e cila ishte edhe në filmin “Dy gisht mjaltë”.

Në profilin e saj në “Instagram”, aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare ka vendosur që të bëjë një falenderim për Tropojën e tropojanët. E sigurisht që në postimin e saj nuk mund të mos përmendte edhe Mamaqin.

Teksa postimi i saj është pëlqyer shumë dhe ndjekësit e kanë komplimentuar për aktoren e madhe që është, dikush ka vendosur të shprehë hapur mendimin e tij, duke kaluar dhe në ofendime ndaj saj.

“Turp të të vijë ty edhe Ermalit për këtë rol, ti nuk mbahesh për ndonjë aktore që të len mbresa po me ktëtë rol i ke vu kapak, edhe përpara 10 brezash ka pas më shumë kulturë në Tropojë se sa e paraqisni ju, thjeshtë skandal, po kur ju gënjen Ermali me sanduiça…!!”, shkruan ndjekësi në profilin e aktores.

Mariana Kondi ka vendosur t’i kthejë një përgjigje plot ironi, që ka nxitur një tjetër përgjigje nga ndjekësi: “Më fal shumë….më fal ishalla s’të kam lënduar shumë!”. “Hahahahaha, ai roli fshesaxhies të shkon shumë!”, vijon më tej komentuesi .

---- ----
----
-----
-----