Ballina Lajme Bota/Rajoni Turizmi hapësinor: Aeroplani i kompanisë amerikane niset për fluturimin e parë

Turizmi hapësinor: Aeroplani i kompanisë amerikane niset për fluturimin e parë

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kompania “Virgin Galactic” është zotuar të kryejë një fluturim provë të rëndësishëm, të aeroplanit të saj turistik. Ky do të jetë fluturimi i parë me ekuipazh i automjetit të kompanisë, që do të ngrihet nga aeroporti hapësinor komercial i ndërtuar në New Mexico, SHBA.

Kompania e Richard Branson do të fillojë fluturimet e turizmit hapësinor në 2021. Tashmë, më shumë se 600 klientë – përfshirë Justin Bieber dhe Leonardo DiCaprio, kanë rezervuar për të udhëtuar në aeroplan.

Fluturimi i kësaj të shtune do të jetë i pari nga tre fluturimet demonstruese të fundit, para se të fillojë shërbimi komercial. Richard Branson do të testojë shërbimin që vetë ai ka premtuar për 16 vjet. Megjithatë, para se të mund të ndodhë, “Virgin Galactic” duhet të kalojë nëpër disa hapa përfundimtar përgatitor. Misioni i së shtunës do të ketë vetëm dy pilotët në bord – ish-astronautin e Nasa-s, CJ Sturckow dhe pilotin kryesor të provës së Galactic, Dave Mackay.

Ata do të kryejnë kontrolle në të gjitha procedurat e funksionimit të avionit të tyre, duke bërë ngjitjen e parë në histori mbi “Spaceport America”, qendra që u zhvillua posaçërisht për këtë operacion tregtar, nga qeveria e shtetit të New Mexico.

Ka qenë një rrugë e gjatë për inxhinierët e kompanisë për të arritur teknologjinë atje ku ata e dëshirojnë dhe përparimi këtë vit, natyrisht, është ngadalësuar nga kriza Covid-19, me një numër të kufizuar të stafit në gjendje të punojnë, si në New Mexico, ashtu dhe në bazën prodhuese të Galactic në Kaliforni.

Will Whitehorn, presidenti i Grupit të Industrisë Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, e përshkroi fluturimin si një moment historik të madh. “Ky do të jetë një sistem shumë i sigurt dhe me kosto të ulët – tha ai për BBC News – Zhvillimi i tij ka qenë thelbësor dhe nuk ka qenë i lehtë.”(BBC, scan)

---- ----
----
-----
-----