Ballina LifeBizare Turistët tmerrohen nga fatura pasi hëngrën drekë në Ohër, thërrasin policinë (Foto)

Turistët tmerrohen nga fatura pasi hëngrën drekë në Ohër, thërrasin policinë (Foto)

31
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ohrit

Disa turistë kishin shkuar për të drekuar në një lokal, kanë ngrënë, kanë pirë, deri këtu gjithçka në rregull. Por kur ka ardhur fatura turistët kanë mbetur të shokuar. Në total ata kishin shpenzuar 50.000 denarë apo 833 euro. Ata kanë nisur të debatojnë me kamarierët.

Duke menduar se po u bëhet ndonjë mashtrim për shkak se janë të huaj, turistët kanë thirrur policinë.

Në fund, turistët paguan 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.

-----