Ballina Lajme nacionale Turet frenetike të Thaҫit në Tiranë deri te rishpallja e largimit nga...

Turet frenetike të Thaҫit në Tiranë deri te rishpallja e largimit nga politika

26
SHPËRNDAJE

Hashim Thaҫi brenda një harku dyjavor ka ardhur sërish në Tiranë, duke u përfshirë në një tur frenetik në sallonet politike të kryeqytetit shqiptar.

Ndërkohë që para dy javëve pati dy takime entuziaste me presidenitn Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, dje i shkoi në zyrë Lulzim. Në intervistën e dhënë në “Opinion”, e dyta brenda pak javësh, u duk si indikacion i një qëllimi politik të presidentit të Kosovës.

Thaҫi, në qarqet që përkrahin Ramush Haradinaj shpalli se e ka mik personal ish-kryeministrin e Kosovës dhe përsëriti sërish se do të largohet nga politika përfundimisht në fillim të vitit të ardhshëm, kur i përfundon mandati.

Megjithëse shpalli largimin përfundimtar nga politika, Hashim Thaҫi, nuk la rast pa treguar në të gjitha qëndrimet e tij kundërshtimin dhe “armiqësinë” politike me Albin Kurtin, kryeministrin e sapolarguar të Kosovës dhe njëkohësisht liderin e Vetëvendosjes.

Thaçi e sulmoi sërish fort Kurtin, duke ngritur pikëpyetjet se përse një person që është drejt largimit, i fryn një konfrontimi politik?

Duket se më shumë se çështje sedre të prekur, është një synim i Presidentit të Kosovës, në mënyrë që ta largojë sa më shumë Kurtin nga dialogu i pritshëm me Serbinë për ta zgjidhur përfundimisht “nyjen” Kosova.

Ndaj, Thaҫi ka kërkuar një ndihmë nga politikanët e Tiranës, ose të paktën “pakt mosulmimi”, për lëvizjet e ardhshme dhe jo akuza siҫ ka ndodhur në të shkuarën.

Ndaj shkoi të Basha për ta kërkuar këtë nga opozita zyrtare, doli dy herë në television për të përsëritur se nuk ka mëri me ish-kryeministrin me të cilin u përplas aq keq sa i hapi dosjet e vjetra të kohës kur ishte President.

Shkoi tek Meta dhe Edi Rama, për t’u kthyer në Prishtinë me një shpresë se Tirana zyrtare nuk do të jetë pjesë e polemikave në operacionin delikat, për të cilin Thaҫi parashikon sulmin e fortë të Albin Kurtit, i cili ka shpallur stinën e fortë të protestave.

 

-----