Ballina Sport Turbina mund Egnatian dhe hap garën për Superioren, Shkumbini tjetër nivel në...

Turbina mund Egnatian dhe hap garën për Superioren, Shkumbini tjetër nivel në të Dytën

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Janë mbyllur tre ndeshjet e javës së 18 të Kategorisë së Parë në grupin B. Në Berat Tomori mori një fitore të madhe ndaj Egnatias me shifrat minimale 1-0, duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme, që hapin garën për një vend në Superiore, pasi diferenca me Egnatian shkon në ‘-3’.

Penalltia e Cankës në minutën e 45 vendosi fatet e ndeshjes më të fortë të ditës së sotme në të Parën. Ndërkohë, edhe Pogradeci arriti një fitore të rëndësishme me Turbinën dhe arriti të mbajë ritmin e Turbinës e të ngushtojë diferencën me rrogozhinasit kryesues.

 

Autogoli i Topllarit në minutën e 67 dhe penalltia e shënuar nga Jahaj në minutën e 84 vendosën gjithçka. Besa arriti të fitojë ndaj Elbasanit me përmbysje. Në minutën e 49 Da Lima kaloi verdheblutë në avantazh, por Besa përmbysi me golin e Kacbufit dhe penalltinë e Lila në shtesë.

 

U luajt edhe në Kategorinë e Dytë, ku zbriti në fushë grupi A. Shkumbini vazhdon të jetë në nivel tjetër këtë sezon, teksa mundi në shtëpi 6-0 skuadrën e Mirditës. Fitore të thellë arriti edhe Shënkolli ndaj Klosit me shifrat 4-0. Më poshtë shfaqen gjithë rezultatet e ndeshjeve të sotme. /abcnews.al

 

The post Turbina mund Egnatian dhe hap garën për Superioren, Shkumbini tjetër nivel në të Dytën appeared first on Abc News.

---- ----
-----