Ballina Showbiz Tuna i “tranon” të gjithë, shfaqet shumë sensuale në fotot e fundit

Tuna i “tranon” të gjithë, shfaqet shumë sensuale në fotot e fundit

46
SHPËRNDAJE

Është në top-formë, prandaj Tuna nuk ndalon së postuari foto.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Altuna Sejdi-Tuna është duke e shijuar suksesin e albumit “Fortuna” që e publikoi muaj më parë. Krahas këtij suksesi, artistja ka qenë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku numëron mijëra ndjekës, përcjell rtv21.

Me anë të disa postimeve të bëra në Instagram duket se Tuna është duke i shijuar disa ditë pushimi në një nga vendet luksoze në Turqi. E atje Tuna ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive.

Artistja është bërë nënë e një djali që e ka pagëzuar me emrin, Tian në muajin maj të 2017-së. “A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit “Fortuna” duke numëruar mbi 15 milionë të tilla në kanalin Youtube.

-----