Ballina Showbiz Tuna dhe Patrisi nuk janë ndarë? Ja detaji që u zbuloi të...

Tuna dhe Patrisi nuk janë ndarë? Ja detaji që u zbuloi të vërtetën (FOTO)

107
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prej kohësh në media thuhet se Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Prej disa muajsh në mediat online u përfol për një ndarje të mundshme mes Tunës dhe Patris Berishës.

Dyshimet linden pasi ata prej kohësh nuk ishin parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”.

Madje këngëtarja e njohur kishte vendosur që të hiqte mbiemrin e partnerit nga “Instagram”-i.

Por duket se çfarëdo lloj zënke të kenë patur në marrëdhënien e tyre, tashmë gjërat janë shumë mirë.

Në këtë periudhë izolomi në shtëpi, Tuna dhe Patrisi janë bashkë. E këtë e kanë treguar përmes postimeve në “Instastory”.

Ata e kanë kaluar ditën së bashku si familje, me të voglin e tyre Tian, i cili ka ndihmuar në gatim. Tuna publikoi në “Instastory” një video ku tregonte duart e Tianit duke përgatitur brumin, ndërkohë që e ndihmonte edhe Patrisi

Gjithashtu ky i fundit ndau në “Instastory”-n e tij një video me të birin në shtëpi, duke lënë të kuptohet se ata ishin bashkë dhe nuk ka më vend për dyshime.

Megjithëse gjatë kësaj kohe Patrisi u përpoq ta mohonte ndarje, nga Tuna nuk kishim asnjë reagim dhe heshtja e saj i bëri njerëzit të mendojnë se aludimet për fundin e martesës ishin të vërteta.

Megjithatë, postimet e tyre të fundit hodhën gjithçka poshtë.

---- ----
----
-----
-----