Ballina Sport Tuchel: Shihja çdo ndeshje të Barçës së Guardiolës, ishin si leksione për...

Tuchel: Shihja çdo ndeshje të Barçës së Guardiolës, ishin si leksione për mua

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Chelsea siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League në mesjavë, ndërsa nesër do të tentojë të mbërrijë në finalen e FA Cup. “Blutë e Londrës” do të përballen me Manchester City në stadiumin “Wembley”, sfidë që nis prej orës 18:30.

Trajneri i ekipit londinez, Thomas Tuchel nuk i kursen fjalët e mira për homologun Pep Guardiola në konferencën për shtypin, aty ku deklaron se është frymëzuar nga spanjolli i “Cityzens”. “Guardiola ka ushtruar një ndikim të madh tek unë.

Shihja çdo ndeshje të tij kur ishte te Barcelona, më bënte shumë përshtypje mënyra sesi arrinte të kishte sukses, stili i tij sulmues dhe qarkullimi që i bënin topit lojtarët e rritur në akademinë e Barcelonës. Gjëja më impresionuese ishte mentaliteti dhe mënyra sesi mbronin kur nuk kishin topin.

Kam mësuar shumë duke shijuar ndeshjet e Barcelonës së Guardiolës. Isha në sektorin e të rinjve të Mainz dhe çdo ndeshje e Pepit ishte një leksion për mua. Më pas erdhi momenti që u përballa me të, nuk ishte aspak kënaqësi“, përfundon duke qeshur trajneri gjerman. /abcnews.al

The post Tuchel: Shihja çdo ndeshje të Barçës së Guardiolës, ishin si leksione për mua appeared first on Abc News.

---- ----
-----