Ballina Receta Truqe fenomenale për ta bërë mishin më të shijshëm

Truqe fenomenale për ta bërë mishin më të shijshëm

26
SHPËRNDAJE

Mishi ju duket i fortë dhe i ashpër dhe brengoseni që do të jetë i tillë edhe kur të zihet dhe të gatuhet për t’u ngrënë, transmeton Telegrafi.

Për të mos ju ndodhur kjo, aplikoni disa nga këto truqe:

Bërxollat piqni bashkë me një fetë molle, ananasi apo dardhe. Me pemë mbuloni mishin dhe lëngjet e tyre do ta çlirojnë dhe zbusin, ndërkaq mishi do të thithë lëngjet, do të zbutet dhe do të bëhet i shijshëm.

Një natë para pjekjes lëreni mishin në marinadë molle, hudhre dhe vaji të ullirit. Futeni në frigorifer gjithë natën. Marinada do ta zbusë dhe do ta bëjë pakrahasueshëm më të shijshëm dhe më të lëngshëm.

Gjysmë ore para se t’i piqni bërxollat, mbani në lëng limoni,sepse lëngu i limonit do t’i “lajë” në mënyrën më të mirë.

Disa minuta para pjekjes qitni sipër mishit lëng të ëmbël të gazuar, thajeni para pjekjes dhe qitni piper. Kështu do ta bëni mishin më të butë dhe më të lëngshëm.

----- ----- ----- -----